Gjashtë të rinj vdiqën të shtypur nga turma gjatë një ikje në panik në klubin e natës “Lanterna azzurra” në Corinaldo, në Madonna del Piano në krahinën e Ankonës. Tragjedia ndodhi rreth orës 1 të mëngjesit.

Nga të dhënat e para, ka qenë një gjendje e përgjithshme paniku shkaktuar nga një erë e rëndë, ardhur prej një lloj spray të lëshuar në ajër.

Kjo ka bërë që turma deri në atë moment çarkërqejf nga ritmet e muzikës dhe pija,  t’u drejtohej daljes emergjente, por që e cila nuk ka funksionuar. Në përpjekje për të dalë nga tjetërkund, edhe andej nga kishin hyrë, disa sosh janë shtypur nga turma.     

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re