Skip to content

“Pa pikë turpi votuan legalizimin e drogës”/ Projektligji për kanabisin mjekësor, Vasili: Rilindasit sot vendosën në favor të krimit, që trafikantët të zbrazin depot






Nënkryetari i PL, Petrit Vasili në ‘Facebook’ shkruan se ditë turpi ka qenë kjo e hënë për Komisionin e Shëndetësisë, pasi rilindasit kanë votuar ligjin për legalizimin e kanabisit.

Vasili thekson se deputetët e PS kanë votuar sot kundër shëndetit dhe legalizuan drogën në mënyrë që trafikantët të zbrazin depot e mbushura me kanabis.

Sakaq shton se deputet që votojnë ligjin e drogës në favor të krimit, gjenden vetëm në vendin tonë.

Postimi i plotë:

Rilindasit votuan ligjin e droges ashtu sic ju duhet trafikanteve!

Dite turpi per Komisionin Parlamentar te Shendetesise. Deputetet rilindas votojne kunder shendetit! Deputetet rilindas ne Komisionin e Shendetesise votuan pa pike turpi Ligjin per legalizimin e droges. Deputetet rilindas votuan, qe trafikantet te zbrazin depot e mbushura me kanabis. Deputete e rilindjes, qe votojne ligjin e droges edhe kunder familjeve te tyre dhe ne favor te trafikanteve te Edi Rames vetem keta jane ne bote.

Deputete qe votojne ligjin e droges ne favor te krimit vetem keta mund te gjenden. Deputete qe urrejne vendin e tyre dhe e duan te shkaterruar vetem keta mund te ekzistojne.

Deputete qe votojne ligjin e droges per largimin e te rinjve dhe shpopullimin vetem keta gjallojne.

 

 

 

 

“”