Nënkryetari i PL, Petrit Vasili në ‘Facebook’ shkruan se ditë turpi ka qenë kjo e hënë për Komisionin e Shëndetësisë, pasi rilindasit kanë votuar ligjin për legalizimin e kanabisit.
Vasili thekson se deputetët e PS kanë votuar sot kundër shëndetit dhe legalizuan drogën në mënyrë që trafikantët të zbrazin depot e mbushura me kanabis.
Sakaq shton se deputet që votojnë ligjin e drogës në favor të krimit, gjenden vetëm në vendin tonë.
Postimi i plotë:
Rilindasit votuan ligjin e droges ashtu sic ju duhet trafikanteve!
Dite turpi per Komisionin Parlamentar te Shendetesise. Deputetet rilindas votojne kunder shendetit! Deputetet rilindas ne Komisionin e Shendetesise votuan pa pike turpi Ligjin per legalizimin e droges. Deputetet rilindas votuan, qe trafikantet te zbrazin depot e mbushura me kanabis. Deputete e rilindjes, qe votojne ligjin e droges edhe kunder familjeve te tyre dhe ne favor te trafikanteve te Edi Rames vetem keta jane ne bote.
Deputete qe votojne ligjin e droges ne favor te krimit vetem keta mund te gjenden. Deputete qe urrejne vendin e tyre dhe e duan te shkaterruar vetem keta mund te ekzistojne.
Deputete qe votojne ligjin e droges per largimin e te rinjve dhe shpopullimin vetem keta gjallojne.
