Deputeti demokrat, Gazmend Bardhi në një deklaratë për mediat ka komentuar seancën me dyer të mbyllura për kërkesën e SPAK lidhur me heqjen e mandatit të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj në Këshillin e Mandateve, ku tha se shumë pyetje të tij nuk kanë marrë përgjigje.
Bardhi tha se i ka pyetur avokatët e Ahmetaj nëse hetimi ndaj ish-zvkryeministrit është nxitur nga Edi Rama, ku shtoi se ‘mbrojtësit’ e tij nuk kanë konfirmuar diçka të tillë.
“Pyetjet tona kishin të bënin dhe për vilën e Ahmetaj në Palasë, ku ne pyetëm nëse kjo është një dhuratë në kuadër të aferës së Unazës së Madhe por nuk morëm përgjigje. Nesër do dëgjojmë pretendimet e avokatëve të Ahmetaj, unë i kam pyetur duke qenë se vlerësimi që bëjmë është nëse ka përndjekje politike, ku i kam pyetur nëse kanë informacione nëse është Edi Rama ai që po nxit hetimin ndaj Ahmetaj për të shpëtuar veten por avokatët nuk kanë konfirmuar gjë.
A është një arratisje e Ahmetaj?
Avokatët thanë që nuk është larguar për këtë fakt.
