Skip to content

Seanca me prokurorët e SPAK për mandatin e Ahmetaj, Bardhi: Iu drejtova me pyetje nëse hetimi po nxitet nga Rama për të shpëtuar veten, ja çfarë pohuan avokatët






Deputeti demokrat, Gazmend Bardhi në një deklaratë për mediat ka komentuar seancën me dyer të mbyllura për kërkesën e SPAK lidhur me heqjen e mandatit të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj në Këshillin e Mandateve, ku tha se shumë pyetje të tij nuk kanë marrë përgjigje.

Bardhi tha se i ka pyetur avokatët e Ahmetaj nëse hetimi ndaj ish-zvkryeministrit është nxitur nga Edi Rama, ku shtoi se ‘mbrojtësit’ e tij nuk kanë konfirmuar diçka të tillë.

“Pyetjet tona kishin të bënin dhe për vilën e Ahmetaj në Palasë, ku ne pyetëm nëse kjo është një dhuratë në kuadër të aferës së Unazës së Madhe por nuk morëm përgjigje. Nesër do dëgjojmë pretendimet e avokatëve të Ahmetaj, unë i kam pyetur duke qenë se vlerësimi që bëjmë është nëse ka përndjekje politike, ku i kam pyetur nëse kanë informacione nëse është Edi Rama ai që po nxit hetimin ndaj Ahmetaj për të shpëtuar veten por avokatët nuk kanë konfirmuar gjë.

A është një arratisje e Ahmetaj?

Avokatët thanë që nuk është larguar për këtë fakt.

“”