Skip to content

Votimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ahmetajt, maxhoranca tërhiqet pas debateve në Kuvend: Nesër mbahet seanca e posaçme






Pas debateve dhe përplasjeve të forta në Kuvendin e Shqipërisë mes maxhorancës dhe opozitës për çështjen e Ahmetajt, duket se është arritur një farë dakordësie.

Konferenca e Kryetarëve vendosi që seanca për votimin e kërkesës së SPAK për dhënën e autorizimit për arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj të mbahet nesër.

Bëhet me dije se seanca do të mbahet nesër në orën 10:00, ku do të ketë dy raporte për këtë çështje.

Ky vendim erdhi pas tërheqjes së maxhorancës, e cila kërkonte shtyrjen me një javë të votimit, ndërkohë që opozita kërkoi që ky votim të ishte rend dite dhe të bëhej sa më shpejt.

“”