Pas debateve dhe përplasjeve të forta në Kuvendin e Shqipërisë mes maxhorancës dhe opozitës për çështjen e Ahmetajt, duket se është arritur një farë dakordësie.

arben ahmetaj kuvendi i shqiperise spak2

Konferenca e Kryetarëve vendosi që seanca për votimin e kërkesës së SPAK për dhënën e autorizimit për arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj të mbahet nesër.

Bëhet me dije se seanca do të mbahet nesër në orën 10:00, ku do të ketë dy raporte për këtë çështje.

Ky vendim erdhi pas tërheqjes së maxhorancës, e cila kërkonte shtyrjen me një javë të votimit, ndërkohë që opozita kërkoi që ky votim të ishte rend dite dhe të bëhej sa më shpejt.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re