Skip to content

Afera e inceneratorëve, Berisha: Bosi i sipërmarrjes dhe Gjiknuri vodhën energjinë e djegësit të Elbasanit! Lefter Koka iu drejtua Agjencisë së Prokurimit për procedurat, por…






Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza se procedurat për inceneratorët janë bërë me negociata të mbyllura.

Berisha u shpreh se Ministri i Mjedisit iu drejtua 2 herë Agjencisë së Prokurimit Publik, por nuk e pranuan duke thënë se ishte procedurë antiligjore.

Ish-kryeministri theksoi se Rama, të cilin e quan “bossin e sipërmarrjes”  ka vjedhur me Gjiknurin energjinë e djegësit të Elbasanit.

Sipas tij, kreu i qeverisë bashkë me Gjiknurin firmosën një kontartë me kompaninë që e administronte, sipas të cilës “kjo kompani ka të drejtën për 30 vite ti shesë shtetit energji. Nuk ka vjedhje më të paskrupullt.”

Sali Berisha: “Është rast i pashembullt në historinë e një vendi. Klodiani dhe Mërtiri për të vendosur të gjitha kushtet që kërkonte sipërmarrja e qeverisë, donin procedurë me negociata të mbyllura ku diktonin çdo kusht.

Ministri i Mjedisit iu drejtua 2 herë Agjencia e Prokurimit Publik, por nuk e pranuan duke thënë se ishte procedurë antiligjore.

Por Rama shfrytëzon pushtetin bashkë me Agaçin firmos procedurën me negociata të mbyllura.

A mund të ishin ata pronarë, kurrën e kurrës. Duhej ose qeveria të përbëhej nga njerëz që kanë humbur çdo fakultet mendore, të tillë nuk janë, ose të ishin magjistarë, por magjistarë nuk janë,. Por ndërmarrja ishte e Ramës.

Çfarë është kjo aferë?

Ata që firmosën janë përgjegjës, sepse ligji thotë se nuk mund të zbatohet një vendim i paligjshëm,

Këta e zbatuan me radhë dhe janë përgjegjës, pa përjashtim.

Mqs jemi te djegësat, dy janë prokurime publike, 1 koncesion.

Në skemën e Ramës hy një hajdut i ri, Rama vjedh me Gjiknurin energjinë e djegësit të Elbasanit.

Bossi i sipërmarrjes bashkë me Gjiknurin firmosin një kontartë me kompaninë që e administronte, me Gugalen, sipas të cilës kjo kompani ka të drejtën për 30 vite ti shesë shtetit energji. Nuk ka vjedhje më të paskrupullt.”

“”