Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza se procedurat për inceneratorët janë bërë me negociata të mbyllura.
Berisha u shpreh se Ministri i Mjedisit iu drejtua 2 herë Agjencisë së Prokurimit Publik, por nuk e pranuan duke thënë se ishte procedurë antiligjore.
Ish-kryeministri theksoi se Rama, të cilin e quan “bossin e sipërmarrjes” ka vjedhur me Gjiknurin energjinë e djegësit të Elbasanit.
Sipas tij, kreu i qeverisë bashkë me Gjiknurin firmosën një kontartë me kompaninë që e administronte, sipas të cilës “kjo kompani ka të drejtën për 30 vite ti shesë shtetit energji. Nuk ka vjedhje më të paskrupullt.”
Sali Berisha: “Është rast i pashembullt në historinë e një vendi. Klodiani dhe Mërtiri për të vendosur të gjitha kushtet që kërkonte sipërmarrja e qeverisë, donin procedurë me negociata të mbyllura ku diktonin çdo kusht.
Ministri i Mjedisit iu drejtua 2 herë Agjencia e Prokurimit Publik, por nuk e pranuan duke thënë se ishte procedurë antiligjore.
Por Rama shfrytëzon pushtetin bashkë me Agaçin firmos procedurën me negociata të mbyllura.
A mund të ishin ata pronarë, kurrën e kurrës. Duhej ose qeveria të përbëhej nga njerëz që kanë humbur çdo fakultet mendore, të tillë nuk janë, ose të ishin magjistarë, por magjistarë nuk janë,. Por ndërmarrja ishte e Ramës.
Çfarë është kjo aferë?
Ata që firmosën janë përgjegjës, sepse ligji thotë se nuk mund të zbatohet një vendim i paligjshëm,
Këta e zbatuan me radhë dhe janë përgjegjës, pa përjashtim.
Mqs jemi te djegësat, dy janë prokurime publike, 1 koncesion.
Në skemën e Ramës hy një hajdut i ri, Rama vjedh me Gjiknurin energjinë e djegësit të Elbasanit.
Bossi i sipërmarrjes bashkë me Gjiknurin firmosin një kontartë me kompaninë që e administronte, me Gugalen, sipas të cilës kjo kompani ka të drejtën për 30 vite ti shesë shtetit energji. Nuk ka vjedhje më të paskrupullt.”