Skip to content

Miratimi i ligjit për kanabisin mjekësor, Tabaku në Panorama TV: U shkel procedura. Iniciativë e dyshimtë që lë hapësirë për rritjen e kultivimit…






Deputetët e maxhorancës miratuan pak ditë më parë projektligjin për legalizimin e kanabisit mjekësor, pa pjesëmarrjen e opozitës në mbledhjen e komisionit.

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku e konsideroi këtë shkelje të procedurës. Ajo u shpreh në një intervistë në Panorama TV se nisma e qeverisë është një iniciativë e dyshimtë që lë vend dhe hapësirë për rritjen e sipërfaqeve të kultivuara me kanabis.

“U miratua në Komisionin e Ligjeve, ligji për legalizimin e kanabisit, në shkelje të procedura. Është një iniciativë e dyshimtë që lë vend dhe hapësirë në rritjen e sipërfaqeve të kultivuara me kanabis.

E shoh me shumë shqetësim në këtë moment kur duhet të kishim një fokus totalisht tjetër”, deklaroi ajo.

“”