Deputetët e maxhorancës miratuan pak ditë më parë projektligjin për legalizimin e kanabisit mjekësor, pa pjesëmarrjen e opozitës në mbledhjen e komisionit.

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku e konsideroi këtë shkelje të procedurës. Ajo u shpreh në një intervistë në Panorama TV se nisma e qeverisë është një iniciativë e dyshimtë që lë vend dhe hapësirë për rritjen e sipërfaqeve të kultivuara me kanabis.

“U miratua në Komisionin e Ligjeve, ligji për legalizimin e kanabisit, në shkelje të procedura. Është një iniciativë e dyshimtë që lë vend dhe hapësirë në rritjen e sipërfaqeve të kultivuara me kanabis.

E shoh me shumë shqetësim në këtë moment kur duhet të kishim një fokus totalisht tjetër”, deklaroi ajo.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re