Skip to content

Kapja e dy të rinjve si pjesëtarë të grupit kriminal të drogës, ministri Balla: Pres më shumë goditje si kjo! Beteja kundër shitjes së lëndëve narkotike do të jetë luftë sistematike






Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas arrestimit të dy 2 të rinjve të shpallur në kërkim Migel Balla dhe Migen Kucaj, të akuzuar si pjesëtar të një rrjeti kriminal të drogës.

0f89714e-5f27-4a7a-9c58-de8aac3596c4-700x450-700x433-1-1

Balla në ‘Facebook’ shkruan se beteja kundër trafikut të drogës do të intensifikohet dhe do të jetë një ‘luftë sistematike’ për Policinë e Shtetit, duke vazhduar dhe me kontrollet kufitare.

Postimi i plotë:

Beteja kundër prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike do të intensifikohet duke kaluar në një luftë sistematike në të gjithë territorin e vendit dhe pikat e kontrollit kufitar. Përgëzime Drejtorisë së Policisë & Prokurorisë Elbasan për operacionin e koduar ‘Rrjeti’. Pres më shumë goditje si kjo.

“”