Skip to content

Makina përplaset me barrierat e rrugës, dy të lënduar në Korçë

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur këtë të hënë në Korçë.

Sipas informacioneve mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Korçë- Pogradec, në afërsi të fshatit Sovjan ku një mjet i tipit Golf është përplasur me barrierat anës rruges duke shkaktuar plagosjen e drejtuesit të mjetit dhe personit tjetër pasagjer në mjet.

Sipas burimeve nga spitali mësohet se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë ekspertët e qarkullimit rrugor po punojnë për të zbardhur të gjithë dinamikën e këtij aksidenti me dy të plagosur.

Paraprakisht dyshohet për shpejtësi tej normave të lejuara dhe manovër të gabuar.