Subscribe

Kryetari i partise se lirise Ilir Meta komentoi vendimet që parlamenti mori në oret e para të mengjesit duke kritikuar ligjin per legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore.

 

Meta ka akuzuar mazhorancen se me këtë ligj po favorizon bandat që u vune në sherbim te saj në zgjedhjet lokale.

 

“Rama me vetëdije të plotë mbajti premtimin që iu bëri narkotrafikantëve për shërbimet që iu bë në zgjedhjet e fundit.Dje pas mesnate në errësirë kuvendi miratoi ligjin e legalizimit të kanabisit, një ligj i kritikuar nga të gjithë dhe i paralajmëruar se do dëmtojë të ardhmen e vendit, i cili ka institucione të dëmtuara dhe të komprometuara për të kontrolluar zbatimin e një ligji kaq delikat, që ka dështuar edhe në vende me shtet të së drejtës më funksional se Shqipëria, aq më tepër kur është e qartë se të gjitha raportet ndërkombëtare e nxijnë vendin tonë si një vend që është shndërruar në qendër të trafikut të drogës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko