Ka përfunduar numërimi i votave në Rrogozhinë.
Partia Socialiste me Edison Memollën ka arritur të mbajë fitoren me një diferencë të thellë votash përballë kandidatit të opozitës Shkëlqim Hoxha.
Në zgjedhjet e 14 majit, PS fitoi me një diferencë të ngushtë prej 30 votash, por opozita u ankua se ky rezultat ishte përmbysur nga vota e të burgosurve në këtë qytet, të cilët nuk ishin banorë të Rrogozhinës.
Kolegji Zgjedhor e pranoi këtë argument, ndërsa urdhëroi përsëritjen e zgjedhjeve.
