Skip to content

Përfundon numërimi i votave në Rrogozhinë/ PS mban fitoren, Memolla triumfon me diferencë të thellë votash

Ka përfunduar numërimi i votave në Rrogozhinë.

 

Partia Socialiste me Edison Memollën ka arritur të mbajë fitoren me një diferencë të thellë votash përballë kandidatit të opozitës Shkëlqim Hoxha.

 

Në zgjedhjet e 14 majit, PS fitoi me një diferencë të ngushtë prej 30 votash, por opozita u ankua se ky rezultat ishte përmbysur nga vota e të burgosurve në këtë qytet, të cilët nuk ishin banorë të Rrogozhinës.

 

Kolegji Zgjedhor e pranoi këtë argument, ndërsa urdhëroi përsëritjen e zgjedhjeve.