Skip to content

Video/ Aktivizohet vatër zjarri në Çeprat të Vlorës, digjen sipërfaqe me ullinj

Një vatër zjarri është regjistruar në fshatin Çeprat të Vlorës, pasditen e së martës.

Gazetari Elton Nika raporton se era ka ndikuar në përhapjen e flakëve, teksa janë djegur edhe sipërfaqe me ullinj.

Disa banorë të zonës dyshojnë se zjarrvënia është e qëllimshme.

“Jemi 8 familje këtu. A e di sa dëm bën ai zjarr?”, shprehen ata.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, por situata duket e vështirë./