Një vatër zjarri është regjistruar në fshatin Çeprat të Vlorës, pasditen e së martës.

Gazetari Elton Nika raporton se era ka ndikuar në përhapjen e flakëve, teksa janë djegur edhe sipërfaqe me ullinj.

Disa banorë të zonës dyshojnë se zjarrvënia është e qëllimshme.

“Jemi 8 familje këtu. A e di sa dëm bën ai zjarr?”, shprehen ata.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, por situata duket e vështirë./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re