Skip to content

Video/ Aksidentohet shpërndarësi i picave në Elbasan, drejtuesi i automjetit largohet nga vendngjarja

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Elbasan, në vendin e quajtur “rrethrrotullimi i luleve”.

Gazetarja e ABC News, Edisona Skënderi raporton se në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motor.

Paraprakisht bëhet me dije se i lënduar ka mbetur drejtuesi i motorit, i cili punonte si shpërndarës picash.

Shoferi i mjetit është larguar nga vendngjarja, ndërsa i lënduari po transportohet në spital./