Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Elbasan, në vendin e quajtur “rrethrrotullimi i luleve”.

Gazetarja e ABC News, Edisona Skënderi raporton se në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motor.

Paraprakisht bëhet me dije se i lënduar ka mbetur drejtuesi i motorit, i cili punonte si shpërndarës picash.

Shoferi i mjetit është larguar nga vendngjarja, ndërsa i lënduari po transportohet në spital./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re