Skip to content

Lihet në burg gardisti Martin Nikolla, qëlloi me armë në sherrin e familjes së tij me fisin Kaçi

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg gardistin Martin Nikolla, I cili u përsfhi në një sherr mes dy familjeve katër ditë më parë në Hamallaj të Durrësit.

 

Në vendimin e sotëm gjykata ka lënë në burg edhe vëllain e tij, shtetasin Alfred Nikolla.

 

Të dy vëllezërit akuzohen për tre vepra penale: “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

 

Arrestimi I tyre erdhi pas konfliktit të dhunshëm me fqinjët e tyre, familjen Kaçi, të cilët akuzuan pjestarë të familjes Nikolla se kishin ushtruar dhunë ndaj tyre.

 

Në këtë konflikt efektivi I gardës Martin Nikolla, tashmë I shkarkuar me urdher te Ministrit Balla, ka qëlluar në ajër me pistoletën e tij.

 

Ngjarja në fjalë ka bërë që tashmë gjykata të japë edhe urdhër mbrojtje për familjen Kaçi, duke detyruar familjen Nikolla që të mos afrohen pranë banesës së tyre.