Gjykata e Durrësit ka lënë në burg gardistin Martin Nikolla, I cili u përsfhi në një sherr mes dy familjeve katër ditë më parë në Hamallaj të Durrësit.

 

Në vendimin e sotëm gjykata ka lënë në burg edhe vëllain e tij, shtetasin Alfred Nikolla.

 

Të dy vëllezërit akuzohen për tre vepra penale: “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

 

Arrestimi I tyre erdhi pas konfliktit të dhunshëm me fqinjët e tyre, familjen Kaçi, të cilët akuzuan pjestarë të familjes Nikolla se kishin ushtruar dhunë ndaj tyre.

 

Në këtë konflikt efektivi I gardës Martin Nikolla, tashmë I shkarkuar me urdher te Ministrit Balla, ka qëlluar në ajër me pistoletën e tij.

 

Ngjarja në fjalë ka bërë që tashmë gjykata të japë edhe urdhër mbrojtje për familjen Kaçi, duke detyruar familjen Nikolla që të mos afrohen pranë banesës së tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re