Skip to content

EMRAT/ Të shtëna me armë zjarri në Korçë, shpallen në kërkim dy vëllezër. U konfliktuan me një person

Dy vëllezër janë përfshirë në një konflikt mbrëmjen e kësaj të enjteje në Korçë. Shtetasit Mateo e Dhimitër Dadushi janë konfliktuar me një tjetër person për motive të dobëta.

Sipas policisë, njëri prej vëllezërve ka qëlluar me armë zjarri. Më pas, ata janë larguar nga vendngjarja pasi kanë konstatuar praninë e policisë. Vijon puna për kapjen e tyre.