Dy vëllezër janë përfshirë në një konflikt mbrëmjen e kësaj të enjteje në Korçë. Shtetasit Mateo e Dhimitër Dadushi janë konfliktuar me një tjetër person për motive të dobëta.

Sipas policisë, njëri prej vëllezërve ka qëlluar me armë zjarri. Më pas, ata janë larguar nga vendngjarja pasi kanë konstatuar praninë e policisë. Vijon puna për kapjen e tyre.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re