Mensa e një kopështi fëmijësh në Lezhë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Burime për “BalkanWeb” raportojnë se zjarri ka rënë rreth orës 8:10 të mëngjesit.
Në momentin e përhapjes së flakëve, fëmijët ndodheshin në mjediset e kopshtit dhe janë evakuar menjëherë.
Zjarri mendohet të ketë rënë nga një shkëndijë elektrike, ndërsa nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
(BalkanWeb)