Skip to content

Zjarr në mensën e një kopshti fëmijësh, dyshimet e para

Mensa e një kopështi  fëmijësh në Lezhë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Burime për “BalkanWeb” raportojnë se zjarri ka rënë rreth orës 8:10 të mëngjesit.

Në momentin e përhapjes së flakëve,  fëmijët ndodheshin në mjediset e kopshtit dhe janë evakuar menjëherë.

Zjarri mendohet të ketë rënë nga një shkëndijë elektrike, ndërsa nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

 (BalkanWeb)