Skip to content

Kapen 100 mijë paund në Durrës; kapet i riu, dyshohet për aktivitet kriminal

Një 30-vjeçar është arrestuar në flagrancë në portin e Durrësit, pasi i janë gjetur mbi 100 mijë paund të padeklaruara.

 

I riu, banues në Sukth të Durrësit, vinte nga Anglia dhe i kishte fshehur paratë  në çantën e dorës.

 

Autoritetet kanë sekuestruar shumën monetare me dyshimet se vjen nga veprimtari kriminale.

 

Ky është rasti i trete brenda një jave ku sekuestrohen shuma të mëdha ne euro dhe paunde.