Një 30-vjeçar është arrestuar në flagrancë në portin e Durrësit, pasi i janë gjetur mbi 100 mijë paund të padeklaruara.
I riu, banues në Sukth të Durrësit, vinte nga Anglia dhe i kishte fshehur paratë në çantën e dorës.
Autoritetet kanë sekuestruar shumën monetare me dyshimet se vjen nga veprimtari kriminale.
Ky është rasti i trete brenda një jave ku sekuestrohen shuma të mëdha ne euro dhe paunde.
