Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 20-vjeçar, i cili akuzohet se shiste doza kanabisi në një lokal në afërsi të perimetrit të sigurisë të një gjimnazi. Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë një 16-vjeçar dhe dy persona të tjerë, që dyshohen si të implikuar në këtë veprimtari.

 

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua një sasi lënde kanabis, e ndarë në doza të gatshme për shitje.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko