Skip to content

Sulmet në veri të Kosovës/ Ministrja e Jashtme i përgjigjet deklaratave të Borrell: E turpshme! Asnjë fjalë kundër terroristëve që vrasin policët

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, reaguar për sulmin e sotëm ndaj Policisë së Kosovës në veri dhe deklaratave të përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell.

Gërvalla e ka quajtur këtë reagim të turpshëm, ndërsa ka shtuar më tej se si “mund ta tolerojnë më këtë cinizëm anëtarët e BE-së?”.

Reagimi i Donika Gërvallës

Zoti Borrell, vërtet? Terroristët vrasin policinë – dhe ju thërrisni “të gjithë aktorët”? Asnjë fjalë mbështetje për policinë? As kundër terroristëve? A i referuat edhe sulmeve terroriste në Spanjë si “armiqësore”? Sa turp. Si mund ta tolerojnë më këtë cinizëm anëtarët e BE-së??

“”