Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, reaguar për sulmin e sotëm ndaj Policisë së Kosovës në veri dhe deklaratave të përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell.

Gërvalla e ka quajtur këtë reagim të turpshëm, ndërsa ka shtuar më tej se si “mund ta tolerojnë më këtë cinizëm anëtarët e BE-së?”.

Reagimi i Donika Gërvallës

Zoti Borrell, vërtet? Terroristët vrasin policinë – dhe ju thërrisni “të gjithë aktorët”? Asnjë fjalë mbështetje për policinë? As kundër terroristëve? A i referuat edhe sulmeve terroriste në Spanjë si “armiqësore”? Sa turp. Si mund ta tolerojnë më këtë cinizëm anëtarët e BE-së??

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re