Pavarësisht se seanca në Kuvend u mbyll dhe dritat u fikën, deputetët e opozitës kanë vazhduar të qëndrojnë në Kuvend.
Ndërsa mbanin blicin e celularëve ndezur, kanë cilësuar Partinë Socialiste, parti të errësirës.
Nga ana tjetër, deputeti i PD, Ervin Salianji tha se Kuvendin e shohin si “kasolle personale”.
Pjesë nga diskutimi:
Albana Vokshi: Partia e errësirës. Janë mësuar këta t’i bëjnë gjerat në errësirë.
Ervin Salianji: E kanë kasolle personale.
Albana Vokshi: Jemi deputetë, si i fikin dritat ata?! Kujtojnë se do ikim.