Pavarësisht se seanca në Kuvend u mbyll dhe dritat u fikën, deputetët e opozitës kanë vazhduar të qëndrojnë në Kuvend.

Ndërsa mbanin blicin e celularëve ndezur, kanë cilësuar Partinë Socialiste, parti të errësirës.

Nga ana tjetër, deputeti i PD, Ervin Salianji tha se Kuvendin e shohin si “kasolle personale”.

Pjesë nga diskutimi:

Albana Vokshi: Partia e errësirës. Janë mësuar këta t’i bëjnë gjerat në errësirë.

Ervin Salianji: E kanë kasolle personale.

Albana Vokshi: Jemi deputetë, si i fikin dritat ata?! Kujtojnë se do ikim.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re