Skip to content

Hynë për të vjedhur, por u kapën mat/ Hajdutët godasin pronarin e shtëpisë, largohen duarbosh

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Mërqi të Lezhës.

 

Dy persona kanë hyrë në një banesë për të vjedhur. I zoti i shtëpisë po kulloste bagëtinë dhe kur u kthye në banesë u përballë me hajdutët.

 

Në tentativë për të vjedhur, hajdutët kanë goditur të zotin e shtëpisë. Sipas policisë, 52-vjeçari është dëmtuar me grushte.

 

Pas dhunës që kanë ushtruar ndaj pronarit të shtëpisë, hajdutët janë larguar prej att duarbosh.