Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Mërqi të Lezhës.

 

Dy persona kanë hyrë në një banesë për të vjedhur. I zoti i shtëpisë po kulloste bagëtinë dhe kur u kthye në banesë u përballë me hajdutët.

 

Në tentativë për të vjedhur, hajdutët kanë goditur të zotin e shtëpisë. Sipas policisë, 52-vjeçari është dëmtuar me grushte.

 

Pas dhunës që kanë ushtruar ndaj pronarit të shtëpisë, hajdutët janë larguar prej att duarbosh.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re