Skip to content

Opozita bllokon sërish seancën! Karriget vendosën grumbull para foltores! Berisha flet live në Facebook

Opozita ka bllokuar sërish seancën parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë!

Karriget janë vendosur, ashtu si në senacën e kaluar, grumbull para foltores.

Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur fjalën e tij LIVE në Facebook teksa qëndron përpara grumbullit të karrigeve të kthyera përmbys mes sallës së Kuvendit.

“Kjo është sot salla e Parlamentit të vendit. Vazhdon mosbindja civile e parlamentareve të opozitës”, tha ish-kryeministri Berisha.

Ndërsa garda është rreshtuar pranë foltores në sallën e parlamentit të kthyer në kaos.

Ndërkohë në Kuvend kanë hyrë disa prej deputetëve të opozitës dhe ligjvënësve socialistë.

“”