Opozita ka bllokuar sërish seancën parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë!

Karriget janë vendosur, ashtu si në senacën e kaluar, grumbull para foltores.

Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur fjalën e tij LIVE në Facebook teksa qëndron përpara grumbullit të karrigeve të kthyera përmbys mes sallës së Kuvendit.

“Kjo është sot salla e Parlamentit të vendit. Vazhdon mosbindja civile e parlamentareve të opozitës”, tha ish-kryeministri Berisha.

Ndërsa garda është rreshtuar pranë foltores në sallën e parlamentit të kthyer në kaos.

Ndërkohë në Kuvend kanë hyrë disa prej deputetëve të opozitës dhe ligjvënësve socialistë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re