Skip to content

Përplaset me makinën e parkuar, plagoset 28-vjeçari në Korçë

Një 28-vjeçar është plagosur rëndë, pasi u përplas me një automjet të parkuar në rrugën Korçë-Maliq.

 

Sipas policisë shtetasi me iniciale E.L., po udhëtonte pranë fshatit Bulgarec, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” kur humbi kontrollin e makinës dhe goditi një “Audi” të parkuar në anë të rrugës.

 

Si pasojë e plagëve të marra ai është dërguar në Spitalin e Korçës, ku aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.