
Një 28-vjeçar është plagosur rëndë, pasi u përplas me një automjet të parkuar në rrugën Korçë-Maliq.
Sipas policisë shtetasi me iniciale E.L., po udhëtonte pranë fshatit Bulgarec, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” kur humbi kontrollin e makinës dhe goditi një “Audi” të parkuar në anë të rrugës.
Si pasojë e plagëve të marra ai është dërguar në Spitalin e Korçës, ku aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
