Skip to content

Gaza, vriten dy ushtarë të tjerë izraelit në operacionin tokësor

Ushtria izraelite njoftoi se dy ushtarë të tjerë të saj janë vrarë në luftimet në veri të Gazës.

Me vdekjet e raportuara dje, numrin i ushtarëve të vrarë në operacionet tokësore izraelite në veri të Gazës që nga 27 tetori ka arritur në 45.

Numri i të vdekurve që nga shpërthimi i luftës më 7 tetor mes Izraelit dhe grupit palestinez Hamas, tani ka shkuar në 363 ushtarë dhe oficerë izraelitë së bashku me 59 oficerë policie dhe 10 anëtarë të Shin Bet.
Burimi: AA