Ushtria izraelite njoftoi se dy ushtarë të tjerë të saj janë vrarë në luftimet në veri të Gazës.

Me vdekjet e raportuara dje, numrin i ushtarëve të vrarë në operacionet tokësore izraelite në veri të Gazës që nga 27 tetori ka arritur në 45.

Numri i të vdekurve që nga shpërthimi i luftës më 7 tetor mes Izraelit dhe grupit palestinez Hamas, tani ka shkuar në 363 ushtarë dhe oficerë izraelitë së bashku me 59 oficerë policie dhe 10 anëtarë të Shin Bet.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re