Skip to content

Kaosi në Kuvend, paralajmëron deputetja demokrate: Parlamenti do i rikthehet normalitetit kur mazhoranca të respektojë Kushtetutën

Deputetja demokrate, Dhurata Çupi ka komentuar aksionin opozitar në Kuvend gjatë seancës së fundit plenare ku deputetët ndezën flakadanë, ndërsa shprehet se një situatë e tillë do të vijojë deri në “ditën që mazhoranca vendos të respektojë Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit”.

Në një reagim në rrjetet sociale, deputetja Çupi thekson se funksioni legjislativ dhe mbikëqyrës i Parlamentit garantohet nëpërmjet ngritjes së komisioneve hetimore parlamentare, dhe respektimi i të drejtave kushtetuese të opozitës.

Sipas saj, kërkesat e opozitës janë të qarta dhe në harmoni me reagimet e ndërkombëtarëve.

Reagimi i plotë

Funksioni legjislativ dhe mbikëqyrës i Parlamentit garantohet nëpërmjet ngritjes së komisioneve hetimore parlamentare, kostituimit dhe fillimit të punës së komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore dhe respektimi i të drejtave kushtetuese të opozitës.

Kërkesat tona janë të qarta dhe në harmoni me reagimet e miqve tanë ndërkombëtarë. Ditën që mazhoranca vendos të respektojë Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, jeta parlamentare i rikthehet normalitetit.

“”