Deputetja demokrate, Dhurata Çupi ka komentuar aksionin opozitar në Kuvend gjatë seancës së fundit plenare ku deputetët ndezën flakadanë, ndërsa shprehet se një situatë e tillë do të vijojë deri në “ditën që mazhoranca vendos të respektojë Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit”.

Në një reagim në rrjetet sociale, deputetja Çupi thekson se funksioni legjislativ dhe mbikëqyrës i Parlamentit garantohet nëpërmjet ngritjes së komisioneve hetimore parlamentare, dhe respektimi i të drejtave kushtetuese të opozitës.

Sipas saj, kërkesat e opozitës janë të qarta dhe në harmoni me reagimet e ndërkombëtarëve.

Reagimi i plotë

Funksioni legjislativ dhe mbikëqyrës i Parlamentit garantohet nëpërmjet ngritjes së komisioneve hetimore parlamentare, kostituimit dhe fillimit të punës së komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore dhe respektimi i të drejtave kushtetuese të opozitës.

Kërkesat tona janë të qarta dhe në harmoni me reagimet e miqve tanë ndërkombëtarë. Ditën që mazhoranca vendos të respektojë Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, jeta parlamentare i rikthehet normalitetit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re