Skip to content

Dita Arbëreshe/ Ministri Igli Hasani: Me fat që tradita vazhdon edhe sot në Itali

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ka mbajtur fjalën e tij në seancën plenare që po mbahet në kuadër të Ditës Arbëreshe.

 

Hasani tha se vlerëson përpjekjen e arbëreshëve për të ruajtur gjuhën shqipe, traditë kjo që vazhdon edhe sot në Itali.

 

“Dita Arbëreshe, moment domethënës në marrëdhëniet mes shtetit shqiptar dhe komuniteteve arbëreshe

 

Vlerësojmë përpjekjet e arbëreshëve në ruajtjen e gjuhës e kujtesës kombëtare të shqiptarëve

 

Me fat që kjo traditë vazhdon ende sot, falë përkushtimit të katedrave të gjuhës dhe letërsisë shqipe në Itali”