Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ka mbajtur fjalën e tij në seancën plenare që po mbahet në kuadër të Ditës Arbëreshe.

 

Hasani tha se vlerëson përpjekjen e arbëreshëve për të ruajtur gjuhën shqipe, traditë kjo që vazhdon edhe sot në Itali.

 

“Dita Arbëreshe, moment domethënës në marrëdhëniet mes shtetit shqiptar dhe komuniteteve arbëreshe

 

Vlerësojmë përpjekjet e arbëreshëve në ruajtjen e gjuhës e kujtesës kombëtare të shqiptarëve

 

Me fat që kjo traditë vazhdon ende sot, falë përkushtimit të katedrave të gjuhës dhe letërsisë shqipe në Itali”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re