Skip to content

Flamur Noka tenton t’i vendosë zjarrin karrigeve në mes të sallës së Kuvendit, ndalohet nga Garda

Flamur Noka ka tentuar t’i vendosë zjarrin karrigeve të përmbysura në mes të sallës së Kuvendit.

Por deputeti i PD-së është ndaluar nga Garda teksa vendosi fasoletën e ndezur tek karriget e vendosura grumbull.

Pak minuta pas këtij incidenti kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka mbyllur seancën parlamentare.

Flamur Noka u përjashtua nga seanca parlamentare pasi ndezi tymuese në Kuvend, duke bërë që salla të pushtohej nga tymi.

Ishte kolegia e tij, Albana Vokshi që i dha deputetit Noka tymueset, të cilat më pas u ndezën në sallë.

Ende nuk dihen se si janë futur tymuese në Kuvend, pasi garda kontrolloi çantat e deputeteve përpara se të futeshin në Parlament, pasi ky skenar ishte përdorur nga opozita në seancat e kaluara.

“”