Flamur Noka ka tentuar t’i vendosë zjarrin karrigeve të përmbysura në mes të sallës së Kuvendit.

Por deputeti i PD-së është ndaluar nga Garda teksa vendosi fasoletën e ndezur tek karriget e vendosura grumbull.

Pak minuta pas këtij incidenti kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka mbyllur seancën parlamentare.

Flamur Noka u përjashtua nga seanca parlamentare pasi ndezi tymuese në Kuvend, duke bërë që salla të pushtohej nga tymi.

Ishte kolegia e tij, Albana Vokshi që i dha deputetit Noka tymueset, të cilat më pas u ndezën në sallë.

Ende nuk dihen se si janë futur tymuese në Kuvend, pasi garda kontrolloi çantat e deputeteve përpara se të futeshin në Parlament, pasi ky skenar ishte përdorur nga opozita në seancat e kaluara.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re