Skip to content

Fotot nga paparazzi/ Deputeti i PS-së në variantin e tij sportiv, kombinon kostumin serioz me kapele e atlete

Në foltoren e Parlamentit e shohin rrallë, megjithatë, Fadil Nasufi nuk mungon në dinamikat e jashtme të Parlamentit.

Deputeti, i cili prej shumë vitesh ka zgjedhur të vijë serioz në look-un e tij, duket se vitet e fundit ka vendosur të ndryshojë pak stil.

Pasi e pamë sesionin e shkuar parlamentar me atletet luksoze, Nasufi duket se ka vendosur që të ruajë disi stilin e tij të ri, sportiv.

Kështu, këtë javë, deputeti i Beratit, kishte zgjedhur që veç kostumit të tij serioz, të vendosë edhe një kapele të zezë tërësisht sport.

Një kombinim ky që nuk e ndeshim shpesh në ambientet e Parlamentit, por duket se Nasufi ndjehet komod, dhe kjo është ajo që ka më shumë rëndësi për të.

“”