Në foltoren e Parlamentit e shohin rrallë, megjithatë, Fadil Nasufi nuk mungon në dinamikat e jashtme të Parlamentit.

Deputeti, i cili prej shumë vitesh ka zgjedhur të vijë serioz në look-un e tij, duket se vitet e fundit ka vendosur të ndryshojë pak stil.

Pasi e pamë sesionin e shkuar parlamentar me atletet luksoze, Nasufi duket se ka vendosur që të ruajë disi stilin e tij të ri, sportiv.

Kështu, këtë javë, deputeti i Beratit, kishte zgjedhur që veç kostumit të tij serioz, të vendosë edhe një kapele të zezë tërësisht sport.

Një kombinim ky që nuk e ndeshim shpesh në ambientet e Parlamentit, por duket se Nasufi ndjehet komod, dhe kjo është ajo që ka më shumë rëndësi për të.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re