Ish-kryeministri, Sali Berisha gjatë konferencës për shtyp u pyet nga gazetarët e pranishëm, nëse pret që nesër në protestën e thirrur para parlamentit do të ketë më shumë njerëz se ajo para Kryesisë dhe ku do të zgjedhë të jetë ai në parlament apo me qytetarët.
Berisha u shpreh se protesta para Kryesisë ishte e shkëlqyer për rrethanat që u thirr, duke shtuar se ata e kanë të qartë që për shkak të rrethanave vetëm një pjesë e atyre që duan të protestojnë i lejon të vijnë në protestë.
Sa i përket faktit se ku do të jetë ai, ish-kryeministri tha se do të jetë kudo, në parlament dhe në shesh.
“Protesta e Kryesisë së Kuvendit ishte një protestë e shkëlqyer. Për rrethanat që u thirr ishte e shkëlqyer.
Ka një gjë, kompleksiteti i rrethanave vetëm një pjesë e atyre që duan të protestojnë i lejon të vijnë në protestë. E kemi të qartë, e rëndësishme për ne është që nisën tani protestat, për të mos ndal më deri në ditën e fitores ndaj narkoregjimit të Ramës.
Ku do jem unë? Kudo do jem unë, në sallë dhe tek qytetarët” tha Berisha.
